Kaos me biletat

Futboll

Kaos me biletat

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:29
Kaos me biletat

Rregullat e reja anti-covid që ka vendosur qeveria italiane, për të reduktuar numrin e tifozëve në stadiume në 50% të kapacitetit, ka shkaktuar një kaos të madh me klubet.

Pas vendimit të qeverisë, klubet e Serie A janë vënë në lëvizje për të respektuar vendimet e shtetit.

Kështu, shumë prej tyre kanë pezulluar shitjen e biletave për ndeshjet e ardhshme. Rasti më flagrant vjen nga Olimpico ku do të luhet supersfida Roma-Juventus. Edhe pse është pezulluar shitja e biletave, tashmë janë shitur të paktën 12 mijë bileta mbi kapacitetin e lejuar.

Atalanta, Bologna, Inter, Juventus, Lazio, Napoli, Sampdoria, Roma dhe Fiorentina kanë pezulluar gjithashtu shitjen e biletave. Gjithashtu, është pezulluar përkohësisht edhe shpërndarja e biletave në superkupën e Italisë midis Interit dhe Juventusit që do të luhet më 12 janar në San Siro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat