Arsenali ofron shifrën e çmendur

Futboll

Arsenali ofron shifrën e çmendur

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:18
Arsenali ofron shifrën e çmendur

Arsenali ofron shifrën e çmendur!

Dushan Vlahoviç është duke shkëlqyer në Serinë A me fanellën e Fiorentinës me paraqitjet dhe golat e tij teksa mban i vetëm dhe kreun e klasifikimit në elitën e futbollit italian për golat e realizuar.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Arsenali kanë bërë ofertën e parë për lojtarin të cilët “topçinjtë” e Londrës priten të derdhin në arkën e klubit vjollcë 55 milionë euro plus kartonin e Lukas Torreirës që varion 15 milionë euro dhe në total shkon në 70 milionë euro.

21-vjeçari në këtë sezon me Fiorentinën në Serinë A është aktivizuar në 19 ndeshje ku ka shënuar 16 gola dhe duke dhuruar 2 asist.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat