Rudiger si lojtar të lirë...

Futboll

Rudiger si lojtar të lirë...

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:52
Rudiger si lojtar të lirë...

Sipas “Sky Sports”, janë 4 kandidatët për të nënshkruar me Antonio Rudiger si lojtar i i lirë në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi i Chelsea nga 1 janari është i lirë të nisë bisedimet me çdo skuadër, së cilës dëshiron t’i bashkohet në përfundim të sezonit.

Klubet në garë janë, Real Madridi, PSG, Bayern Munich dhe Juventusi.

Gjermani deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë, ndonëse zyrtarisht nuk është përjashtuar mundësia që ai të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Si Rudiger ashtu edhe përfaqësuesit e tij duken të gatshëm të nënshkruajnë një parakontratë dhe t’i bashkohen një destinacioni të ri në qershor. Është interesant fakti që asnjë nga kandidatët e përmundur nga “Sky” nuk do të jënë nga Premier League. Reali në fakt mbetet kandidati kryesor, por konkurrenca do të jetë e ashpër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat