Ferhan Hasani pranë rikthimit

Futboll

Ferhan Hasani pranë rikthimit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:48
Ferhan Hasani pranë rikthimit

Ferhan Hasani është gati që të bashkohet sërish me Shkëndijen e Tetovës.

Sipas asaj që raporton “InfoSport.Mk”, mesfushori është pranë transferimit te skuadra ku shkëlqeu më së shumti në karrierën e tij.

31-vjeçari aktualisht ndodhet pa klub pas largimit nga Partizani, skuadër ku nuk mundi dot që të shfaqte të gjithë aftësitë dhe cilësitë e tij.

Te Shkëndija ai do të rikthehej pas 3 vitesh e gjysmë dhe përveç skuadrës nga Tetova dhe Partizanit, Hasani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e HJK Helsinki, Al-Raed, Brondbi, Volfsburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat