Shtyhen katër ndeshje

Futboll

Shtyhen katër ndeshje

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:06
Shtyhen katër ndeshje

Java e 20-të e Serisë A, rrezikon të shtyhet e gjitha si pasojë e infektimeve nga varianti i ri i COVID, Omicron.

Janë të shumtë lojtarët dhe pjesëtarët e klubeve të infektuar dhe në këtë formë, Autoritetet Shëndetësore përkatëse nuk i kanë lejuar skuadrat të zbresin në fushë.

Së fundmi, është bërë zyrtare se numri i ndeshjeve të shtyra është katër, por që me kalimin e orëve numri i takimeve që do të përcaktohen për t’u luajtur në datë tjetër, pritet të rritet.

Mes takimeve të shtyra është edhe ai mes Bolognas dhe Inter, me zikaltërit që kishin udhëtuar për në Bologna, megjithatë fakti që te vendasit janë tetë të infektuar e bën të pamundur që ndeshja të zhvillohet normalisht. Nga ana tjetër, mes takimeve të shtyra janë edhe ato, Atalanta-Torino, Fiorentina-Udinese dhe Salernitana-Venezia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat