Chiellini: Jam parashikues i zoti!

Futboll

Chiellini: Jam parashikues i zoti!

Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:50
Chiellini: Jam parashikues i zoti!

Juventusi i Giorgio Chiellinit niset mbrapa në parashikimet e tyre krahasuar me Interin në Superkupën e Italisë nesër.

Kapiteni i Juventusit nuk habitet: “Pyesni Bastonin se çfarë i thashë në tetor kur ishin shtatë apo dhjetë pikë prapa të parës, nuk më kujtohet.

I thashë se vetëm ata mund ta humbin kampionatin. Atëherë do të shohim, por mendoj se kam qenë një profet i mirë.

Meqenëse kane nje organike më te kompletuar, jane në një moment pjekurie ndaj nuk më habit.

Pastaj nuk e di nëse do të gaboj, të gjithëve u ndodh të gabojnë, por ajo dukej se ishte favorite tashmë në shtator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat