Bayerni bind yllin e ekipit

Futboll

Bayerni bind yllin e ekipit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:32
Coman

E ardhmja e Kingslei Komanit te Bajerni ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Francezi duket se ka ndërruar mendje dhe do të luajë për një kohë të gjatë në Mynih me kampionët e Gjermanisë.

Në muajin tetor gjërat ishin ndryshe, lajmet për mosrinovimin e tij me bavarezët ishin gjithandej. Marrëdhënia e tij me drejtuesit ishte prej kohësh e ngrirë edhe pse gjithmonë respekti ishte prezent.

Të dyja palët dëshironin njëri-tjetrin, por askush nuk bënte hapin tjetër. Oferta e klubit për një kontratë 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon u refuzua nga Koman dhe për këtë arsye Bajerni nisi të mendonte për një zëvendësues të tij.

Por, të hënën gjithçka ndryshoi për lojtarin. Çfarë bëri që të ndryshonte mendje? Një faktor të rëndësishëm ka luajtur sigurisht dhe paga. Sipas “Sky”, bavarezët kanë rritur ofertën e tyre duke e çuar në 15, plus bonuse, pagën vjetore deri në 2027-ën.

Bonuse që kanë të bëjë me golat dhe trofetë, diçka që nuk kanë munguar këto vite te Bajerni, kështu që rroga e francezit mund të konsiderohet pa frikë 17 milionë euro.

Një tjetër faktor i rëndësishëm mendohet të jetë dhe trajneri Julian Nagelsman. 34-vjeçari ka bërë që Kingslei të mendohet edhe një herë me qetësi përpara se të marrë një vendim.

Nagelsman nuk ka reshtur së lavdëruari 25- vjeçarin duke thënë se ai është një nga lojtarët kyç në skuadrën e tij. Koman ndihet mirë në Mynih dhe një aventurë tjetër do të ishte një bast i rrezikshëm për lojtarin.

Koman ka shënuar deri tani 13 gola për skuadrën bavareze. Pas operimit në zemër në muajin tetor, ai ka asistuar në dy gola të tjerë me kampionët duke treguar një formë të mirë dhe një siguri për skuadrën.

Ai numëron 6 kampionate, 3 kupa Gjermanie dhe 1 Champions me bavarezët, teksa në finalen e kësaj të fundit ishte heroi i ndeshjes me golin e shënuar ndaj Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat