Shevchenko në sprovë

Futboll

Shevchenko në sprovë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:53
Shevchenko në sprovë

Andriy Shevchenko fitoi gjithçka me Milanin si në tituj skuadre ashtu dhe në aspektin individual. 

Pas shumë vitesh, tashmë ukrainasi është duke vazhduar karrierën e tij si trajner i Genoas, por që për ironi të fatit, ajo lidhet shumë me skuadrën e Milanit.

Andriy Shevchenko rrezikon shkarkimin tek Genoa dhe gjithçka do të varet nga ndeshja në Kupë me Milanin.

Legjendës kuqezi do t’i duhet të mposhtë ish skuadrën e tij, që të ketë një mundësi për të vazhduar të drejtojë pankinën e Genoas deri në fund të sezonit.

Në javën e 21-të të kampionatit, skuadra e Shevas ka vetëm 13 pikë dhe rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat