A do të luajë Alaba në finale?

Futboll

A do të luajë Alaba në finale?

Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:44
A do të luajë Alaba në finale?

Carlo Ancelotti nuk e di nëse David Alaba do të jetë 100% gati për finalen e Superkupës së Spanjës.

Lojtari u stërvit mirë një ditë para El Clasicos, por më pas për shkak të një ngarkese muskulore, ai nuk mundi të luajë kundër Barcelonës, sfidë që Reali e fitoi 3-2 pas 120 minutave lojë.

Ancelotti shpreson që deri të dielën, Reali të rikuperojë energjinë e humbur dhe të rikuperojë edhe Alaban.

“Ishim shumë të lodhur në fund dhe kjo është normale. Shpresoj që mund të rikuperohemi për të dielën dhe që Alaba të jetë i gatshëm. Kemi humbur shumë energji, por fitorja do të na ndihmojë në rikuperimin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat