Ironizon

Futboll

Ironizon

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:57
Diego Longo

Kukësi dhe Dinamo do të përballen mes tyre ditën e mërkurë (19 dhjetor). Sfida e javës së 16-të në Abissnet Superiore ishte programuar të zhvillohej të shtunën, por u shty për shkak të infektimit me Covid-19 të disa futbollistëve të Kukësit.

Takimi pritet të luhet në stadiumin e ri të Kukësit dhe dy ekipet janë fokusuar te përgatitja e kësaj sfide. Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, aty ku ironizon kundërshtarët e Dinamos.

Ekipi verilindor po stërvitet në kompleksin “Football Republic”, aty ku kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit teknik dhe zyrtarë të Dinamos.

“Për mua është një kënaqësi e madhe që gjithë stafi teknik dhe drejtues i Dinamos ndjek seancat tona stërvitore. Natyrisht që fakti që do të jemi kundërshtarë pas disa ditësh është rastësi e pastër.

Shpresoj të vazhdoj të jem një burim frymëzimi për të tjerët. Në këtë pikë, do të ishte mungesë edukate të mos bëja të njëjtën gjë, kështu që do ua kthej vizitën dhe do i ndjek me vëmendje stërvitjet e tyre”, deklaroi trajneri italian i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat