Nuk ka virus

Futboll

Nuk ka virus

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:29
Berat Gjimshiti

Bajame të mallkuara. Paraditen e djeshme mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka pasur temperaturë pikërisht për shkak të bajameve dhe për këtë arsye nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Venezias.

Në fakt të gjitha mediat dyshuan se shqiptari është pozitiv me COVID, por ishte trajneri Gasperini në fundin e ndeshjes që e siguroi diçka të tillë. “Gjimshiti nuk ka COVID. Ka probleme me bajamet, por rezultoi negativ.

Të tjerët janë pozitivë, por ndoshta me Interin mund të rikthehen dhe në këtë mënyrë do të kemi grup më të plotë futbollistësh. Të shohim çfarë do të ndodhë”, tha trajneri.

Formacionet- Ashtu siç ndodh përpara çdo ndeshjeje, mediat italiane bëjnë një formacion të mundshëm. Këtë herë në fakt asnjë nuk qëlloi në shenjë. Thuajse të gjitha gazetat dhe portalet pranë Atalantës prisnin që “Gjimi” të ishte titullar dhe e kishin përfshirë në formacion.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe humor dhe është shndërruar në lajm si gabimi më i madh që kanë bërë ndonjëherë gazetat për gjetjen e formacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat