Llapi stërvitet në temperatura polare

Futboll

Llapi stërvitet në temperatura polare

Nga: K.G. Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:43
Nga stërvitja e sotme që u zhvillua në "Parkun e Paqes" në Podujevë

Skuadra e Llapit nga Podujeva, stërvitet në temperatura polare për pjesën e dytë të kampionatit.

Fituesi i Kupës së Kosovës, i ka objektivat e qarta, lufton për të gjitha trofetë. Atmosfera është shumë e mirë në kolektivin llapjan, ndërsa kryetrajneri Tahir Batatina punon me përkushtim.

“Ekipi ynë tash e tre ditë me radhë ka rritur intensitetin e stërvitje duke u përgatitur nga dy herë në ditë. Ekipi po punon në dy grupe të ndara. Njëri grup stërvitjen e mëngjesit po e kryen në fitnesin "Iron Gym" në Podujevë kurse tjetri grup në "Fitness Nartel" në Prishtinë.

Stërvitjen e pasdites, njëri grup po e mban në "Parkun e Paqes" në Podujevë kurse tjetri grup në "Parkun e Gërmisë".

Ritmi i stërvitjeve po rritet gradualisht dhe tashmë ekipi mund të themi se ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve aerobike, e cila është fazë e domosdoshme për përgatitjen fizike.

Të shtunën, ekipi do rikthehet në fushën sintetike në Dumosh për të punuar deri të martën, kurse të mërkuren do të lihet ditë e lirë, pasi të enjten në orët e para të mëngjesit ekipi do të udhëtoj drejt Antalyas për të kryer fazën përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të edicionit pranveror”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat