Evra: Anelka e përzuri…

Futboll

Evra: Anelka e përzuri…

Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:45
Evra: Anelka e përzuri…

Me rastin e publikimit të librit të tij “I love this game”, Patris Evra ishte i ftuar në programin e Rothen, në RMC. Ish-lojtari i Manchester United u rikthye në kryengritjen e kombëtares franceze në vitin 2010, veçanërisht në përplasjen famëkeqe midis Nicolas Anelka dhe Raymond Domenech.

I pyetur për këtë, Evra ka dashur të shprehë të vërtetën e tij: “Doja të bindja Niko të kërkonte falje. Ai më tha: pa merak, i kërkoj falje grupit dhe trajnerit, por nuk mund ta bëj publikisht. Kjo nuk është ajo që thashë (referuar faqes së parë të famshme të L’Equipet). Nuk do të kërkoj falje publike për diçka që nuk e kam thënë”.

Evra zbuloi të gjitha prapaskenat e kësaj përplasjeje që simbolizon në vetvete dështimin e zhurmshëm të “Les Blues” në Knysna, e cila sipas tij, shpesh është deformuar nga deklaratat e njëpasnjëshme të aktorëve të ndryshëm: “Kur më thanë se do ta dëbonin Nico nga kombëtarja, iu drejtova Domenech: Ky do të jetë gabimi më i madh, ju do ta shkatërroni këtë grup.

Ai më tha: Ok, nëse kërkon falje para grupit dhe meje, pa merak. Shkova në dhomën e Nico për ta bindur. Pastaj pyes se ku është trajneri. Më thonë se nuk mund ta gjeja, sikur ishte zhdukur. Në kokën time mendova se Nico do ta ndryshojë vendimin e tij.

Dhe pastaj shoh trajnerin e qetë me Jean-Pierre Escalettes. Ata po qeshin. I them trajnerit që e kemi pritur prej një ore dhe se Nico është gati të kërkojë falje. Trajneri m’u përgjigj: Është vonë, mbaroi. Urdhri nga lart kishte ardhur prej presidentit të Republikës, Sarkozy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat