Haland i befason të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Futboll

Haland i befason të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:55
Haland i befason të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Duket se raportet mes sulmuesit Erling Haland dhe Borusias së Dortmundit, nuk janë shumë të ngrohta. Kjo gjë u la të kuptohej nga deklarata e fundit, që ylli norvegjez dha pas triumfit ndaj Frajburgut mbrëmjen e djeshme. Sipas Halandit, drejtuesit verdhezinj, kanë filluar t’i bëjnë presion bomberit, për të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen.

“Në 6 muajt e fundit kam vendosur të mos them asgjë mosrespektuese për Dortmundin dhe tifozët, por tani klubi ka filluar të më bëjë presion të marr një vendim. Megjithatë, gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll.

Pra, kjo do të thotë që unë duhet të marr një vendim së shpejti.

Koha për t’i sqaruar gjërat po vjen, por nuk është tani, sepse jemi në mes të një periudhe të vështirë me kaq shumë ndeshje për të luajtur”, u shpreh norvegjezi.

Kontrata e Haland është deri në vitin 2024, por ekziston një klauzolë lirimi që do ta lejonte sulmuesin të largohej këtë verë për një shumë prej 75 milionë euro.

Haland është ndoshta futbollisti më i kërkuar në botë për momentin, në moshën 21 vjeç e 177 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar 55 gola në Bundesligë. Këtë shifër ai e arriti vetëm në 59 ndeshj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat