Çela debuton me fitore

Futboll

Çela debuton me fitore

Më: 16 janar 2022 Në ora: 15:55
Çela debuton me fitore

Fillon mbarë viti 2022 për Kastriotin, që mposhti 2-0 Teutën në stadiumin e Kamzës pas tre viteve.

Tre pikë jetike për ekipin krutan që po lufton për të qëndruar në Abissnet Superiore, teksa Emiliano Çela shijoi suksesin e parë si trajner në debutimin e tij te Kastrioti dhe në futbollin shqiptar.

Bedri Greca zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë, duke qenë lojtari që realizon golin e parë për vitin 2022 në elitën e futbollit shqiptar. Kampionët në fuqi u shfaqën të pafuqishëm, ndërsa Spartak Ajazi vulosi triumfin e vendasve (72’), duke dërguar topin në rrjetë një minutë pasi u fut në fushë.

Fitorja e sotme është e dyta radhazi në shtëpi dhe e ka ngjitur Kastriotin e vendit të fundit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa skuadra e Edi Martinit regjistroi disfatën e tretë radhazi dhe të gjashtën sezonale në kampionat, dhe renditet në vend të gjashtë me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat