“The Guardian”: Java vendimtare për Armando Brojën

Futboll

“The Guardian”: Java vendimtare për Armando Brojën

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:23
“The Guardian”: Java vendimtare për Armando Brojën

E ardhmja e Armando Brojës mund të vendoset brenda javës së ardhshme.

Ky është lajmi që ka publikuar sot e përditshmja e njohur britanike “The Guardian”, e cila ka theksuar se si klubi I Sauthempton dhe i Çelsit kanë nisur bisedime konkrete për të vendosur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e talentuar të përfaqësues shqiptare, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në Angli.

“Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 5 gola në kampionat që kur iu bashkua skuadrës së Ralf Hasenhutl në fillimin e sezonit dhe Sauthempton do të dëshironte të firmoste me lojtarin një kontratë jo në huazim. Mbetet të shihet nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare është apo jo pjesë e planeve afatgjata të Çelsit. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Sauthempton e ndërgjegjshëm që klube të tjera do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm”, shkruan “The Guardian”.

“Tomas Tuhel, i cili pa nga afër Brojën gjatë fazës përgatitore në verë, mund të dëshirojë të shohë nëse shqiptari është në gjendje të ketë një impakt në sezonin e ardhshëm te kampionët e Europës. Mendohet se Brojës do t’i jepet mundësia të tregojë aftësitë në ekipin e parë nëse ai do të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesit e Çelsit kanë vuajtur për të gjetur vazhdimësi në këtë sezon dhe Tuhel ishte kritik ndaj Romelu Lukaku pasi skuadra e tij u mund të shtunën 1-0 nga Mançester Siti”, thekson ndër të tjera ky artikull i cili shtonte dhe se tifozët janë në krah të Brojës.

“Tifozët e Çelsit do të dëshironin që Brojës t’i jepet një shans. Ata kanë parë pjesëtarë të akademisë si Mezon Maunt, Ris Xhejms, Trevor Çalobah dhe Kallum Hadson-Odoi të tregojnë veten në ekipin e parë, por ishin të shqetësuar teksa shihnin të rinj të tjerë të largoheshin gjatë verës së fundit”, tregon e përditshmja britanike në shkrimin e saj rreth sulmuesit kuqezi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat