Batatina: Është koha për trofeun e madh

Futboll

Batatina: Është koha për trofeun e madh

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:08
Batatina: Është koha për trofeun e madh

Sesioni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll do të nis më 12 shkurt dhe tashmë skuadrat janë duke i vijuar përgatitjet për të qenë në formë sa më të mirë në mënyrë që të përballohet me sukses vazhdimi i kampionatit i cili në pjesën e parë të tij u tregua shumë i fortë.

Gjilanin e mbylli pjesën e parë të kampionatit 2021/22 si kampion vjeshtor me 35 pikë në vendin e parë, por lufta për titull është jashtëzakonisht e ashpër.

Drita, Ballkani dhe Llapi janë skuadrat që po e ndjekin këmba këmbës skuadrën e trajnerit Ismet Munishi dhe kur kanë mbetur edhe rreth tri javë deri te starti i sesionit pranveror, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka lëshuar një paralajmërim direkt për të gjithë kundërshtarët në luftën për titull.

Duke iu përgjigjur një analize të bazuar në statistika për arritjet e tij të mëdha në kohët e fundit me Llapin, Batatina ka shkruar se “Është koha për trofeun e madh”.

Në fakt, pasi e fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës në edicionin e kaluar, nënkuptohet që synimi i qartë i Batatinës është titulli i kampionit të Kosovës, gjë të cilën ai nuk e ka fshehur asnjëherë që para se të fillonte kampionati.

Edhe pse e kishte nisur sezonin jo në mënyrën më të mirë, Llapi bëri një këndellje të madhe duke u futur shumë shpejtë në garën e ngushtë për titull dhe tani skuadra e Batatinës është vetëm gjashtë pikë prapa liderit të tabelës, Gjilanit.

Pra, Tahir Batatina jep sinjalin që lufta për titullin kampion do të jetë e zjarrtë në stinorin pranveror të Superligës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat