Dinamo prezanton blerjet

Futboll

Dinamo prezanton blerjet

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:00
Dinamo prezanton blerjet

Dinamo e nisi konferencën për shtyp para sfidës me Kukësin me prezantimin e zëvendëstrajnerit, Bledar Devolli, dhe të përgatitësit atletik, Orjand Abazaj. Drejtori sportiv i Dinamos, Ermal Barushi, në fjalën e tij theksoi se Dinamo po nis një kapitull të ri, duke iu referuar investimit për blerjen e një kompleksi sportive.

“Pas përfundimit të sezonit, kemi bërë një analizë dhe kemi nxjerrë disa konkluzione. Dua të falënderoj ish-pjesëtarët e stafit dhe lojtarët që janë larguar. Presidenti ka dhënë mbështetje, pavarësisht rezultateve. Kemi bërë dy afrime ë, trajnerë që njihen në botën e futbollit, Devollin dhe Abazajn.

Jemi në proces për blerjen e një qendre sportive. Presidenti po financon për nisjen e një kapitulli të ri për Dinamon.”

Më pas erdhi radha e prezantimit të tri prurjeve të reja: Lilaj, Reginaldo dhe Deninson.

“Jam lojtar profesionist, erdha këtu tri ditë më parë. Do të jem gati për të dhënë më të mirën time për Dinamon,” – deklaroi Reginaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat