Barcelona me plan “B”

Futboll

Barcelona me plan “B”

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:05
Barcelona me plan “B”

Barcelona ka punuar për opsionin e angazhimit të Erlin Haalandit,  për një kohë të gjatë dhe ka disa opsione që sulmuesi norvegjez të përfundojë në “Camp Nou”. Për projektin dhe klubin, Haaland nuk do të kishte asnjë dyshim në zgjedhjen e fanellës së katalunasve, por kjo do të përfundojë si një çështje parash dhe aty Barça, për shkak të situatës aktuale financiare, mund të vuajë.

Por, raportimet e fundit zbulojnë se edhe Real Madrid është duke shikuar nga afër këtë situatë, andaj Barcelona është duke punuar edhe në disa opsione të tjera.

Një që pëlqen Çavi Hernandez është sulmuesi i Fiorentinës, Vlahoviç. Por, nuk është i vetmi, pasi Barcelona shikon edhe situatën e yllit të Real Sociedadit, Aleksander Isak.

Isak pritet që në verë të bëhet me skuadër të re dhe është i lidhur me kalimin në Premierligë, por do ishte i hapur që t’i bashkohej Barcelonës para klubeve angleze.

Problemi kryesor për transferimin e suedezit do jetë vlera e lartë që kërkon Real Sosiedadi, që është plotë 90 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat