Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:22
Refuzon

Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga Arsenali, por e preferon një klub më të madh evropian

Alexandre Lacazette e ka refuzuar ofertën e Newcastle United.

Në fakt, sulmuesi francez është i interesuar për t’u larguar nga Arsenali.

Kjo pasi atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

Mirëpo, sulmuesi francez është në kërkim të transferimit në një klub më të madh evropian.

Ai madje thuhet se e ka refuzuar një ofertë të majme nga Newcastle, i cili e do atë qysh në janar.

Arsenali duhet ta shesë këtë muaj përfaqësuesin francez pasi gjatë verës mund ta humbasë pa para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat