Arsenali e ka seriozisht

Futboll

Arsenali e ka seriozisht

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:46
Arteta

Cila do të jetë e ardhmja e Dushan Vlahoviq? Ende nuk ka asnjë ndicie, edhe pse në verë me shumë mundësi lamtumira do të jetë e pashmangshme pasi nuk ka pranuar rinovimin.

Siç raporton La Nazione, Arsenali duhet të zyrtarizojë ofertën për Dushan Vlahoviq brenda 48 orëve.

Një propozim blerjeje me vlerë 70 milionë euro për qendërsulmuesin serb i cili ndërkohë vazhdon të kafshojë dhe mbi të gjitha të shënojë.

Londinezët do të kishin vendosur të shtrëngonin kohën për të shmangur futjen në verë të skuadrave si Man City dhe Juventus, por do të duhet të përballen, si dhe me Fiorentinën, veçanërisht me agjentët e futbollistit, të gatshëm për të kërkuar miliona ndërmjetësimi.

Në fakt, sipas asaj që shkruhet dhe thuhet, komisioni që kërkojnë është 8 mln euro dhe 10% të transferimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat