Strategjia e PSG-së

Futboll

Strategjia e PSG-së

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:18
Mbappe

PSG do të duhet të bëjë shumë shpejt llogaritë me situatën e rinovimit të Kylian Mbappe.

Francezi nuk ka marrë akoma një vendim, por rruga më e mundshme duket se është ajo drejt Real Madrid. Klubi francez po mendon për një strategji që ta bindë të qëndrojë dhe merkato mund të jetë një armë në favor të parisienëve.

Sipas ESPN, PSG po mendon të bëjë dy goditje të rëndësishme në mesfushë për ta bindur Kylian Mbappe që ta vazhdojë aventurën e tij në Francë.

Emrat janë ato të Paul Pogba dhe Frank Kessie, të dy drejt skadencës së kontratës respektivisht me Manchester United dhe Milan.

PSG është i bindur se këto dy yje do ta bindin sulmuesin francez për ambicien e klubit dhe të shmangë që të përforcojë një klub të madh europian si Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat