Kukësi bën goditjen e madhe

Futboll

Kukësi bën goditjen e madhe

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:37
Kukësi bën goditjen e madhe

Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Njoftimi u dha nga vetë klubi verilindor në faqen e tij. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim, pasi 29-vjeçari ka luajtur edhe më parë me fanellën blu.

Vasil Shkurtaj gjatë përvojës së parë me Kukësit u aktivizua në 46 ndeshje të Superiores, duke shënuar në total 27 gola. Ai iu bashkua verilindorëve në janar të vitit 2019 dhe për pjesën e mbetur të sezonit e gjeti rrjetën në pesë raste. Sezonin pasardhës ishte pa dyshi, një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit me 22 gola në total. Në verë të vitit 2020 u transferua në Kinë të Jiangxi Beidamen, por e mbylli me këtë skuadër me aktivizimin në vetë, tetë ndeshje dhe një gol të shënuar në kampionat.

Njoftimi i Kukësit

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Vasil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat