Benzema “kërcënon” Realin

Futboll

Benzema “kërcënon” Realin

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:54
Benzema “kërcënon” Realin

Karim Benzema është kthyer padyshim në udhëheqësin e Real Madrid në këtë sezon teksa në 20 paraqitje me fanellën e Los Blancos në kampionat ia ka dalë të shënojë në plot 17 raste.

Francezi po shpreh potencialin e tij me madrilenët ndërsa ka ndihmuar edhe shokët e skuadrës me 7 asiste.

Megjithatë, përtej shifrave të jashtëzakonshme që ka koleksionuar Benzema, sërish drejtuesit e Real janë të fokusuar për të ndërhyrë në merkaton e sezonit të ardhshëm ku veç objektivit kryesor Kylian Mbappe, në listë është edhe Erling Haaland.

Norvegjezi i shumëkërkuar nuk mund t’i shpëtonte shënjestrës së madrilenëve, mirëpo ky fakt ka irrituar Benzema, i cili ia ka bërë të qartë klubit se nëse Haaland mbërrin në Santiago Bernabeu atëherë ai do të bënte gati valixhet për t’u larguar në një tjetër destinacion.

Sipas El Nacional, 34-vjeçari madje ka folur edhe me drejtues të PSG për të qenë i përgatitur nëse në një të nesërme do të largohej nga Madridi. Kështu, merkato e ardhshme pritet të sjellë shumë të reja për Real Madrid që me Haaland dhe Mbappe mund të bëjë një mini revolucion për të riquajtur edhe njëherë “Galaktikë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat