Balotelli bëhet protagonist

Futboll

Balotelli bëhet protagonist

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:39
Balotelli bëhet protagonist

Mario Balotelli po jeton një jetë të re në Turqi ku është protagonist me Adana Demirspor.

Megjithatë, këtë herë Super Mario nuk ka tërhequr vëmendjen për një gol ose një episod që ka lidhje me fushën, por për një episod që i ka ndodhur me makinën e tij të re.

Siç ka treguar sulmuesi në Instagram, vetura e tij e re, një Hyundai, e ka lënë në këmbë. Po, sepse Balotelli ka publikuar disa stories në rrjetet sociale në të cilat pret me padurim të niset me makinën e tij.

Problemi është se mjeti nuk ka dashur të ndizet.

Një problem që sulmuesi e ka marrë me buzëqeshje:

“Oh jo! Me të vërtetë?”, ka komentuar Balotelli në Instagram, duke i përfshirë dhe ndjekësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat