Dembele është drejt largimit

Futboll

Dembele është drejt largimit

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:23
Dembele është drejt largimit

Dembele është drejt largimit dhe Barcelona po mendon ta zëvendësojë me një goditje për… Oscar.

Në javët e kaluara janë intensifikuar zërat në lidhje me një kthim në Europë të fantazistit brazilian, ndërsa tani gjërat duken më konkrete.

Ka qenë vetë ish-ylli i Chelsea-t që ka konfirmuar në një intervistë për TNT Sports Brazil se transferimi i tij te Barça është i mundshëm:

“Barcelona dhe Shanghai Port po diskutojnë. Interesi është dhe ka patur kontakte”, ka pranuar Oscar.

“Barça po kalon momente të vështirë, ka probleme për të regjistruar lojtarët për shkak të tavanit të rrogave. Duhet të flas edhe me klubin tim, ndoshta mund të bëhet në fund të sezonit”.

Oscar po fillon sezonin e tij të pestë në Kinë dhe ka akoma një kontratë deri në 2024-ën, por ky mund të mos jetë një problem nëse negociatat me Barcelona-n do të shkojnë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat