Klubi i njohur italian ka ofruar tre milionë euro për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Klubi i njohur italian ka ofruar tre milionë euro për shqiptarin e Kosovës

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:56
Klubi i njohur italian ka ofruar tre milionë euro për shqiptarin e Kosovës

Kastriot Imeri vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të klubit italian Genoa.

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer me Servetten në Superligën e Zvicrës dhe ka zgjuar interesimin e klubit të madh italian.

Gazetari i njohur, Nicolo Schira ka zbuluar detajet e kontratës dhe ofertën që ka bërë Genoa në drejtim të Servettes për ferizajasin.

Klubi i famshëm italian ka ofruar tre milionë euro për shqiptarin e Kosovës, ofertë që po diskutohet nga Servette.

Ndërkohë Imerin e pret një kontratë katër vjeçare te klubi italian dhe sigurisht me pagë shumë më të lartë se sa fiton aktualisht në Zvicër.

Vlen të përmendet se në garë për reprezentuesin zviceran është edhe skuadra franceze Nice, transmeton Telegraf.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Superligën zvicerane, ku në 17 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat