I jep fund karrierës

Futboll

I jep fund karrierës

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:19
Thomas Vermaelen

Thomas Vermaelen i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

Mbrojtësi belg ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke u angazhuar me skuadra si Arsenal dhe Barcelona, por edhe me kombëtaren e Belgjikës, përcjell lajmi.net.

Vermaelen njoftoi sot pensionimin e tij, dhe tani do të jetë pjesë e stafit teknik të Roberto Martinez, te kombëtarja e Belgjikës.

Mbrojtësi kishte luajtur 85 ndeshje me skuadrën kombëtare, përgjatë 15 viteve.

Ai ka bërë debutimin e tij në vitin 2006, me një fitore 0:2 në miqësore ndaj Luksemburgut.

Ndeshja e fundit e Vermaelen me Belgjikën ishte në çerekfinale ndaj Italisë, në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat