“Bir ku*ve, presidenti i Barcelonës nuk përmbahet, shanë...

Futboll

“Bir ku*ve, presidenti i Barcelonës nuk përmbahet, shanë...

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:17
“Bir ku*ve, presidenti i Barcelonës nuk përmbahet, shanë...

Joan Laporta nuk e ka përjetuar me qetësi ndeshjen e mbrëmshme në Kupën e Mbretit ndaj Atletik Bilbaos.

Presidenti i klubit katalanas pa se si skuadra e tij u eliminua nga ky turne dhe dukej shumë i tensionuar në tribunë.

Aq i tensionuar, sa nuk mbajti nervat në një moment të sfidës dhe filloi të shante me zë të lartë, një sjellje e pazakontë për një drejtues të këtij kalibri.

Në minutën e 108 të sfidës, pas një kontakti mes Pike dhe Uilliams në zonë, kur për disa momente u mendua për penallti, por që nuk u dha e tillë, Laporta shpërtheu në të shara.

“Bir ku*ve” ishte fraza që ai lëshoi me zë të lartë tre herë në tribunë, duke çuditur jo pak ata që ishin ulur përreth tij, të cilët nuk e prisnin reagimin e tillë të presidentit të katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat