Pogba dëshiron vetem Real Madridin

Futboll

Pogba dëshiron vetem Real Madridin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:41
Paul Pogba

Paul Pogba raportohet se ka informuar Manchester United se synon t’i bashkohet Real Madrid-it si një transferim i lirë në fund të sezonit 2021-2022.

Kontrata e 28-vjeçarit në Old Trafford do të skadojë në qershor dhe duket gjithnjë e më e pamundur që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re me 20 herë kampionët e Anglisë.

Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me fituesin e Kupës së Botës, ndërsa Juventus dhe Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se janë në garë për nënshkrimin e tij këtë verë.

Sipas ‘Daily Star’, francezi i ka thënë Man United se dëshiron të transferohet te ‘’Los Blancos si një transferim i lirë përpara sezonit të ardhshëm.

Pogba nuk ka luajtur për ‘Djajtë e Kuq’ që nga fillimi i nëntorit për shkak të një problemi në kofshë, por mund të rikthehet në fushë në fazat e hershme të shkurtit.

Trajneri i përkohshëm i Man United, Ralf Rangnick, ka këmbëngulur se mesfushori është në planet e tij për gjysmën e dytë të sezonit, pavarësisht se me sa duket dëshiron të largohet si një transferim i lirë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat