Shuhet Robert Jashari

Futboll

Shuhet Robert Jashari

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:45
Shuhet Robert Jashari

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Robert Jashari, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë).

Jashari luajti gjatë gjithë karrierës me “Demat”, duke ia dalë të shpallet tre herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Pas tërheqjes nga futbollit, Jashari punoi si trajner i ekipeve të Dajtit, 31 Korrikut të Burrelit dhe Kastriotit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë lajmin e trishtë në një postim në rrjetet sociale, aty ku ngushëllon familjarët dhe miqtë e një prej sulmuesve më të mirë talentuar që ka nxjerrë futbollit shqiptar.

“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60. Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar në rrjetet sociale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat