Bajrami ishte afër Juventusit

Futboll

Bajrami ishte afër Juventusit

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:45
Bajrami ishte afër Juventusit

Nedim Bajrami po zhvillon një sezon shumë të mirë me Empolin. 22-vjeçari tetovar numëron pesë gola dhe katër asiste në kampionat, teksa ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Italisë.

Disa klube po interesohen për kartonin e tij. Sassuolo ofroi 10 milionë euro disa ditë më parë, por Empoli refuzoi shitjen e lojtarit të kombëtares shqiptare në merkaton e janarit.

GDS raporton se në garë për Bajramin janë futur edhe Napoli e Lazio. Edhe Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

Ndërkohë, presidenti Fabrizio Corsi ka komentuar interesimin e madh të klubeve të tjera për Bajramin dhe Parisin. ”Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme.

E di se do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip. Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, deklaroi presidenti i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat