Stadiumet plot nga muaji shkurt

Futboll

Stadiumet plot nga muaji shkurt

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:44
Stadiumet plot nga muaji shkurt

Stadiumet plot nga muaji shkurt!

Koronavirusi është shndërruar sërish në problem për futbollin, pasi ka prekur lojtarë të shumtë kudo në Europë dhe në shumë liga, qeveritë kanë ndërhyrë për të reduktuar numrin e tifozëve në stadiume.

Një nga ato është edhe kampionati francez, në të cilin aktualisht lejohen deri në 5000 tifozë për ndeshje, megjithatë kjo situatë do të vijojë deri në fund të muajit, pasi kryeministri i vendit, Jean Castex ka dhënë një lajm mjaft të mirë.

Ai ka njoftuar se prej datës dy shkurt, impiantet e futbollit në kampionatin francez mund të mbushen në kapacitet të plotë, me kushtin që tifozët të mbajnë maska, ndërsa nga fillimi i muajit mars, në stadiume do të ofrohen edhe shërbimet e kateringut, si ushqim e pije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat