Neville befasohet

Futboll

Neville befasohet

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:50
Neville befasohet

Ish-lojtari i njohur i Liverpool, Manchester United, Gary Neville është rikthyer të flasë për çmimet e dhënë nga FIFA mbrëmjen e së hënës.

Mes shumë çmimesh që u ndanë atë natë, ishte edhe formacioni më i mirë i vitit 2021 nga FIFA.

Në këtë 11-tëshe nuk kishte vend për Mohamed Salah, dhe ish-futbollisti i Liverpool i ka dalë në mbrojtje yllit egjiptian.

Në lidhje me këtë çështje Neville është shprehur se është hipokrizi që Salah nuk është në këtë mes të lojtarëve.

“Unë nuk jam tifoz i Liverpoolit, por që Salah të mos jetë në Skuadrën e Vitit është e çuditshme. Ai nuk po respektohet globalisht për këto lloj çmimesh”, ka deklaruar Neville për Sky Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat