Dortmundi importon tre pikë

Futboll

Dortmundi importon tre pikë

Nga: K.G. Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:23
Dortmundi importon tre pikë

Dortmundi këndellet pas eliminimit (nga St. Pauli) nga Kupa e Gjermanisë!

Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:2 në konak të Hoffenheimit, në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesliga I.

Dortmundi bëri paraqitje të mirë duke u kthyer me tre pikë të mëdha.

Për Dortmundin shënuan Haaland (6'), Reus (58') e Raum (66'-autogol) dhe për Hoffenheimin Kramariç (45+1') e Rutter (77').

Verdhezinjtë renditen në vend të dytë me 43 pikë e Hoffenheim është i gjashti me 31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat