Nota e Brojës në Angli

Futboll

Nota e Brojës në Angli

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:32
Nota e Brojës në Angli

Armando Broja zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Mançester Sitit pasditen e djeshme ku Sauthemptoni i tij barazoi 1-1 në stadiumin “St. Mary”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 23′ të takimit, por ishte i pafat pasi anësori ngriti flamurin për të treguar që 20-vjeçari ishte në pozicion të parregullt.

Mediat britanike më ekzaktësisht “HampshireLive.News” ka dhënë vlerësimin e saj për paraqitjen e ndeshjes së djeshme të Armando Brojësm duke e cilësuar me notën 8.

Portali britanik shkruan se sulmuesi shqiptar ishte i pafat për golin në pozicion jashtë loje, por e mori me profesionalizëm.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me skuadrën e Sauthemptonit në Premier Ligë, Armando Broja është aktivizuar gjithsej në 18 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat