Koha që të pushojë Benzema

Futboll

Koha që të pushojë Benzema

Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:11
Karim Benzema

Ai u largua në pjesën e dytë gjatë ndeshjes kundër Elches. 

Nuk ishte një ndeshje ideale kundër Elches për Real Madridin derisa ata humbën dy pikë por edhe Karim Benzeman që mori një lëndim. Benzema u pa duke mbajtur muskulin e këmbës së tij derisa ai u zëvendësua me Luka Jovic në minutën e 58-të në barazimin 2-2, e që besohet se është lënduar në kofshë. 

Tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu të dielën u shqetësuan kur panë yllin e tyre të largohet nga fusha derisa skuadra e tij po e ndiqte rezultat kundër Elches, duke ditur se mungesa e tij do të shkaktonte kokëçarje për Los Blancos. 

Besohet se Benzema u largua si masë parandalimi të lëndimit, gjë që është qetësuese për Real Madridin para se ai t’i bëjë disa teste. 

Cilat ndeshje pritet të mungojë Benzema? 

Kohëzgjatja e lëndimit të Benzemës pritet të shihet, por ai është në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit që luhet të enjten më 3 shkurt. Lajmi i mirë është se kjo ndeshje është pas 10 dite.

Nëse ai nuk mund të kthehet në këtë kohë atëherë ai mund ta humbet edhe ndeshjen e La Ligas kundër Granadës që luhet të dielën më 6 shkurt. 

Pas kësaj, Real Madridi shpreson që Benzema të kthehet për ndeshjen kundër Villarreal që është para ndeshjes se tyre të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve që luhet kundër PSG-së të martën, më 15 shkurt. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat