Negociatat United-Sevilla – pritet kalimi i Martial në La Liga

Futboll

Negociatat United-Sevilla – pritet kalimi i Martial në La Liga

Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:53
Anthony Martial

Anthony Martial me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United.

Ylli francez ka qenë në fokus gjatë kohëve të fundit, për shkak të mungesës së minutave, derisa Rangnick deklaronte se lojtari nuk ka dashur të jetë pjesë e skuadrës. Këto zëra i mohonte Martial.

Tani, lojtari duket se po kërkon për një skuadër të re, ose United po kërkojnë një skuadër për të.

Fabrizio Romano raporton se Manchester United dhe Sevilla janë në bisedime e sipër për kartonin e Anthony Martial.

Sulmuesi francez dëshiron të largohet, sipas tij, dhe Sevilla janë duke negociuar për mbulimin e pagës me Man Utd.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur akoma, por Martial dëshiron Sevillan. Nuk ka vend për Tottenham apo Newcastle. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat