Muriqi refuzon ofertën e Saint-Etienne

Futboll

Muriqi refuzon ofertën e Saint-Etienne

Më: 25 janar 2022 Në ora: 00:31
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, e ka refuzuar një ofertë nga klubi francez Saint-Etienne.

Siç është raportuar ditë më parë, trajneri i Saint-Etienne, Pascal Dupraz, e ka theksuar në mënyrë specifike sulmuesin kosovar te drejtuesit e klubit si një ide interesante për t’u marrë në konsideratë.

Teksa gjatë ditës së sotme gazeta italiane Tuttosport ka raportuar se Muriqi e ka refuzuar një ofertë që i ka ardhur nga klubi francez.

Për Muriqin nuk janë duke munguar ofertat nga klubet angleze, ruse e turke.

27-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat deri më tani në këtë sezon, ku ka dhënë vetëm një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat