Caktohet data dhe orari për Inter-Milan

Futboll

Caktohet data dhe orari për Inter-Milan

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:04
Caktohet data dhe orari për Inter-Milan

Tifozët e Serie A dhe jo vetëm, bashkë me ndjekësit e Oversport, presin me padurim javën e 24 ku do të luhet edhe një nga ndeshjet themelore të këtij sezoni. Bëhet fjalë për derbin e Milanos, midis dy rivalëve të kreut.

Ndërkohë, Lega Serie A ka publikuar edhe kalendarin me oraret dhe ditët kur do të luhet derbi dhe tre javët në vazhdim. Megjithatë, duke u fokusiar te derbi, Interi do të presë në “Giuseppe Meazza” rivalët e qytetit më 5 shkurt.

Derbi do të nisë në orën 18:00.

Sakaq, java 24 do të nisë në Olimpico me sfidën Roma-Genoa në orën 15:00 po 5 shkurt, bashkë me Fiorentina-Lazio që do të zhvillohet në orën 20:45.

E diela do të nisë me Atalanta-Cagliari në orën 12:30. Tre sfida në orën 15:00, konkretisht Bologna-Empoli, Sampdoria-Sassuolo dhe Venezia-Napoli.

Në orën 18:00 do të luhet Udinese-Torino, ndërsa e diela do të mbyllet me sfidën Juventus-Verona në orën 20:45.

Java 24 do të mbyllet të hënën me ndeshjen Salernitana-Spezia që do të startojë në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat