Interi nxjerr jashtë gare

Futboll

Interi nxjerr jashtë gare

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:20
Gosens

Drejtuesit e Interit po punojnë për të kryer investime të rëndësishme në merkato, për të sotmen dhe të ardhmen. Marotta dhe Ausilio mendojnë të shpenzojnë një shifër të konsiderueshme për Gosens të Atalantës, për të mbushur një boshllëk të krijuar në fazën sulmuese nga dëmtimi i Correas, por edhe të afrojnë Caicedon nga Genoa, futbollist të cilin Inzaghi e njeh mirë, pasi e ka pasur nën urdhrat e tij te Lazio.

Merkatoja e verës, më pas, do t’u shërbejë zikaltërve për të hedhur baza të forta për të ardhmen me afrimin e dy lojtarëve të Sassuolos, Scamacca dhe Frattesi.

Presidenti Zhang ka dhënë “ok”-in e tij sidomos për Gosens, por me kushtin që marrëveshja të arrihet për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes, që shpenzimi për të këtë lojtar të rëndojnë në bilancin e sezonit të ardhshëm.

Bisedimet nuk janë të lehta, Atalanta e vlerëson lojtarin e kombëtares gjermane 30 milionë euro dhe ka lënë të kuptohet që është e gatshme të negociojë me Interin. Gosens është kërkuar edhe nga Newcastle, por nuk e ka marrë në konsideratë interesimin e “Magpies”, pasi dëshiron transferimin në Milano.

Për Caicedon, situate është më e lehtë: Genoa ka dhënë miratimin e saj për huazimin e sulmuesit deri në qershor, sigurisht me kushtin që lojtari të pranojë ulje page (nuk i jep më shumë se 800 mijë euro për pesë muaj).

Ndërkohë vijojnë bisedimet me Sassuolon për Scamaccan dhe Frattesin, në kuadër të sezonit të ardhshëm. Drejt largimit nga Interi janë Sensi (e kërkon Sampdoria) dhe Kolarov, që prite ta mbyllë me futbollin e luajtur,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat