Tottenham bën ofertën për Luis Diaz

Futboll

Tottenham bën ofertën për Luis Diaz

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:40
Luis Diaz

Luis Diaz mund të transferohet në Premier League.

Skuadra e Tottenham Hotspur kanë nisur një ofertë për lojtarin e Porto, Luis Diaz, bën të ditur Sic Noticias.

Spurs kanë ofruar 45 milionë euro për anësorin e Porto, i cili ka shkëlqyer me portugezët këtë edicion.

Marrëveshja finale mund të kompletohet me Spurs duke shtuar edhe 10 milionë euro në bonuse.

Tottenham po shtyjnë që të marrin një përgjigje nga Porto brenda këtyre 48 orëve.

Diaz është lidhur edhe me skuadrën e Liverpool e atë të Man United, por asnjëra nga këto skuadra nuk kanë nisur ofertë zyrtare drejt Estadio do Dragao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat