Bashkëjetesa me Navas e bezdis

Futboll

Bashkëjetesa me Navas e bezdis

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:35
Bashkëjetesa me Navas e bezdis

Pritej të ishte një eksperiencë ndryshe ajo e Gianluigi Donarummas te PSG duke qenë se parisienët fituan garën me disa klube të tjera të cilat kërkonin shërbimet e gardianit kampion Europe me Italinë. Mirëpo, nuk ka rezultuar e tillë teksa trajneri Mauricio Pochetino ka vendosur që së bashku me Donnarummën, t’i japë minuta edhe Keylor Navas.

Një bashkëjetesë, të cilën vetë 22-vjeçari ka theksuar se e bezdis dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Barcelona.

Katalanasit, edhe më parë kanë qenë të interesuar për italianin, megjithatë tashmë janë të gatshëm të ndërmarrin hapa konkretë duke qenë se janë të pakënaqur me paraqitjet e Marc-Andre Ter Stegen.

Gjermani ka marrë kritika të shumta për paraqitjet e tij në këtë sezon, ndërsa blaugranët po mendojnë t’ia afrojnë gardianin PSG për të kryer shkëmbimin me Donnarummën.

Megjithatë, për portierin e Italisë nuk është vetëm Barcelona një mundësi pasi për të në lojë është edhe Bayern Munich, me bavarezët që kërkojnë të garantojnë portën për vitet në vazhdim teksa kontrata me Nojerin 35-vjeçar skadon në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat