Dëmtim horror për Manen

Futboll

Dëmtim horror për Manen

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:04
Dëmtim horror për Manen

Sadio Mani pësoi një dëmtim të frikshëm në sfidën e sotme përballë Kape Verdes në Kupën e Afrikës. Për shkak të një përplasje me kokë me portierin Vozinja, sulmuesi nuk e përfundoi dot sfidën.

Në minutën e 57’, në një betejë për top, Mane u përplas me kokë me portierin e Kape Verdes.

Kjo gjë e mbajti sulmuesin disa minuta në tokë dhe të pavetëdijshëm.

Por më pas ai u çua dhe vazhdoi lojën sikur nuk ndodhi asgjë dhe shënoi në minutën e 63’. Pas shtatë  minutash, Mane pësoi një tronditje dhe ra në tokë. Pas kësaj ai u çua sërish në këmbë, por kësaj radhe për të dalë nga fusha e lojës.

Ende nuk ka asnjë lajmërim nga kombëtarja e Senegalit se në çfarë gjendje është Mane dhe nëse do të mundet të vazhdojë më tej në Kupën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat