Oferta e Mallorcas për Muriqin

Futboll

Oferta e Mallorcas për Muriqin

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:55
Oferta e Mallorcas për Muriqin

Klubi spanjoll synon ta marrë sulmuesin kosovar në formë huazimi këtë muaj me mundësi të blerjes përfundimtare gjatë verës. Lazio ndërkohë e kërkon opsionin e blerjes së obligueshme pas 6 muajsh. Problem është edhe rroga e lojtarit pasi klubi nga La Liga ia ofron gjysmën e pagës që e merr aktualisht në Itali

Mallorca është klubi i fundit që hyri në garë për transferimin e Vedat Muriqit.

Klubi spanjoll synon ta transferojë sulmuesin kosovar në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Dhe, mediat italiane i kanë zbuluar detajet rreth ofertës së klubit nga La Liga për përfaqësuesin e Kosovës.

“Corriere dello Sport” raporton se klubi bregdetar spanjoll synon ta marrë 27 vjeçarin tash në formë huazimi dhe me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Mallorca është e gatshme t’i paguajë 8 milionë euro për ish-futbollistin e Rizesporit.

Ndërkohë, Lazio është e gatshme ta japë lojtarin në formë huazimi.

Por, klubi italian e ka kërkesë të prerë opsionin e blerjes së obligueshme të kartonit të Muriqit në verën që vjen për 10 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Mallorca është e gatshme ta përmbush këtë kërkesë.

Gjithashtu, problemi qëndron edhe te rroga e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat