Lazio 'ndez motorët'

Futboll

Lazio 'ndez motorët'

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:14
Nedim Bajrami

Teksa afati kalimtar i janarit po i ofrohet përfundimit, Lazio ka ndezur motorët dhe po kërkon blerjen e Nedim Bajramit nga Empoli.

Që nga fillimi i sezonit të këtij viti, 22-vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat. Bajrami ka luajtur një rol kyç në stilin sulmues të lojës së Empolit përmes vizionit të tij periferik, aftësive të tij marramendëse të driblimit dhe aftësive të tij klinike të përfundimit para portës.

Sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, mesfushori sulmues ka një vlerë të përafërt në treg prej 10 milionë euro. Me zërat që qarkullojnë se kryeqytetasit por përgatiten për largimin e mundshëm të Sergei Milinkovic-Savic gjatë verës dhe janë të prirur të joshin reprezentuesin shqiptar që të transferohet në “Olimpico”.

22-vjeçari dëshmoi vlerën e tij gjatë tre sezoneve të tij të para për Empolin, ku shfaqi paraqitje të qëndrueshme, andaj zyrtarët e klubit të Lazios shohin një potencial të madh te Bajrami.

Blerja e Bajramit nga Lazio do të jetë jashtëzakonisht e vështirë pasi klubet e tjerë të Serisë A, Cagliari dhe Sassuolo kanë treguar një interes të jashtëzakonshëm për të blerë mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat