Milani në ankth

Futboll

Milani në ankth

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:16
Franck KessieFranck Kessie

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie është detyruar të braktisë ndeshjen e djeshme të Kupës së Kombeve të Afrikës midis Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit për shkak të një dëmtimi.

Kessie u mundua të luante pas një përplasjeje në ndeshjen e raundit të 1/16-të, por pasi u rrëzua për herë të tretë në fushë ai kishte nevojë për trajtim dhe e kuptoi se thjesht nuk ishte e mundur të vazhdonte.

Ish-lojtari i Atalantas u godit në trup dhe kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Gjithashtu nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Inter-it.

Kessie është në radarët e Barcelonës për një transferim të mundshëm. Ai ende nuk dëshiron të rinovojë me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat