Meta takon Sulejman Memën

Futboll

Meta takon Sulejman Memën

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:05
Meta takon Sulejman Memën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar ish-futbollistin e mirënjohur të Tiranës, Sulejman Memën.

Meta me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka postuar një foto me Memën ku e quan si “Snajperin” e bardhebluve.

Gjithashtu presidenti Meta ka shkruar se familja e madhe Mema i ka shërbyer breza të tërë sportit dhe futbollit për të arritur majat e larta dhe duke frymëzuar dhe edukuar brezat e rinj.

“Me Sulejman Memën snajperin e bardhë e bluve, që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit.

Mirënjohje Familjes së madhe Mema, që breza të tërë i ka shërbyer sportit dhe futbollit në veçanti për të arritur majat më të larta.

Mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve dhe drejtuesve të sportit shqiptar, që pavarësisht sakrificave të jashtëzakonshme, nuk ndalen se frymëzuari dhe edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive", shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat