Gjithnjë e më afër Barcelonës

Futboll

Gjithnjë e më afër Barcelonës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:58
Gjithnjë e më afër Barcelonës

Pas Ferran Torres, duket se Barcelona dhe trajneri Çavi Hernandez kanë nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje në merkato.

Objektivi i radhës për katalanasit është Adama Traore, i cili në fakt është një njohje e vjetër për klubin duke qenë se është rritur në akademinë e “La Masia”, ndërsa me ekipin e parë të Barçës numëron vetëm një paraqitje.

Por, zhvillimi i tij profesional në radhët e Vulverheptoni në Premierligë ka bërë që klubi spanjoll të rikthejë vëmendjen nga spanjolli. Ideja është që 26-vjeçari të transferohet në “Camp Nou” nëpërmjet formulës së huazimit deri në fund të huazimit, por pa detyrimin e blerjes së kartonit.

Ndërkohë, ky interes i blaugranave për futbollistin, nuk i shkon aspak Tottenhamit që prej fillimit të merkatos së janarit është nën gjurmët e Traore, pasi sulmuesi anësor ka pëlqimin e trajnerit Antonio Konte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat