Memelli: Na vret mungesa e eksperiencës

Futboll

Memelli: Na vret mungesa e eksperiencës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:09
Memelli: Na vret mungesa e eksperiencës

Skënderbeu humbi 0-1 ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Terreni i mbushur me dëborë, ndikoi te loja e të dy ekipeve sipas Migen Memellit. Trajneri i ekipit korçar analizoi sfidën e sotme në “Gol pas Goli” në Supersport, teksa u ndal edhe te takimi në kampionat, përsëri ndaj Teutës në Korçë.

“Besoj se në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera, pasi siç e patë edhe sot kushtet e terrenit ishin të papërshtatshme për të dyja skuadrat, pa diskutim. Një gjuajtje në portë për të dy skuadrat, një gol.

Çdo skuadër sot mund të fitonte me këto detaje të caktuara. Mungesa e eksperiencës është ajo që na vret në këtë pikë. Duhet të mendojmë për ndeshjen që kemi për tre ditë në kampionat me Teutën.

Sfida e kampionatit? Do të shikojmë mundësitë se si do të jetë terreni, dhe do t’i përshtatemi në çdo lloj momenti. Terreni nuk i lë ekipet të performojnë ashtu siç duhet, për të mos folur fare pastaj për taktikë. Ajo që vihet re është vetëm konsumi fizik dhe afrimi i topit sa më afër në zonën kundërshtare, për të dyja skuadrat.

Afrimi i Shehit? Parë nga dëmtimi i Vitisë, i cili do të qëndrojë 4-6 javë jashtë, mendoj se kemi bërë një afrim cilësor. Dajani bëri një ndeshje shumë mirë sot, është një djalë i përqendruar, i përkushtuar te pozicioni i tij, por edhe lojtarët e tjerë kur të vijnë nga dëmtimet do të jenë më konkurrues në atë repart”, deklaroi trajneri i ekipit korçar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat